Miqësorja e parë e Romës në Portugali kundër Sporting-ut, është mbyllur baras 1-1.
Sulmuesi i ‘romakëve’ Stephan El Shaarawy, i cili shënoi golin e vetëm për skuadrën e Jose Mourinhos, tha se skuadra e tij, bëri ndeshje të mirë, edhe pse dueli me portugezët e Sporting-ut, u mbyll baras.
El Shaarawy thotë se po punohet seriozisht në përgatitje në mënyrë që skuadra e tij të jetë e gatshme për edicionin e ri të garave.
“Ishte një lojë e mirë, një lojë e vështirë dhe me ritëm të lartë”, tha El Shaarawy.
“Ishte e rëndësishme të luajmë me intensitet të mirë dhe e bëmë paraqitje të mirë.
Por, është turp për mënyrën si pranuam golin. Synimi ynë është të gjejmë formën më të mirë para sezonit të ri”, ka theksuar ai.
“Ne e dimë se na pret një vit i vështirë dhe po punojmë shumë seriozisht”, ka përfunduar El Shaarawy..