Thursday, 27. August 2026
Sport

Një tjetër yll i jep lamtumirës futbollit, lojtari uruguaian var këpucët në gozhdë

GS 27/07/2023 1 Min. Lesezeit

Aventura e Diego Godin në futbollin e luajtur ka ardhur drejt fundit, me mbrojtësin uruguaian që do të varë këpucët në gozhdë.

godin

Sfida e së shtunës kur skuadra e tij Velez Sarsfild do të luajë kundër Hurakan do të jetë dhe e e fundit për veteranin e mbrojtjes.

37-vjeçari pati një aventurë fantastike në Europë me Atletikon e Madridit ku fitoi një La Liga, një Kupë Mbreti, një Superkupë Spanje, dy Liga të Europës dhe tre Superkupa të Europës.

Ai gjithashtu luajti dhe një vit për Interin, por pa arritur të shkëlqente.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: