• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Silva mbyll karrierën

27/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

David Silva detyrohet të “var këpucët në gozhdë” në moshën 37-vjeçare.

Spanjolli pësoi një dëmtim të rëndë, teksa këputi ligamentet e gjurit të majtë në një prej seancave stërvitore me Real Sociedad. Nëpërmjet një video ku përmbledh të gjithë karrierën e tij, David Silva njoftoi tërheqjen nga futbolli duke deklaruar se sot është një ditë e trishtë për të.

Karriera e David Silvës është mjaft e pasur duke qenë se ai ka fituar titujt më të rëndësishëm në karrierën e një futbollisti si Kampionati Botëror, dy Europianë, katër Premier League, dy Kupa Mbreti, pesë Kupa të Ligës, dy FA Cup si dhe tre Community Shield ndërsa i mungon vetëm Champions League.

Gjatë karrierës së tij, Silva numëron 784 ndeshje në të cilat ka mundur të shënojë 124 gola si dhe të asistojë në 154 raste.

Silva e nisi karrierën në Spanjë me Eibar për të vazhduar më pas te Celta Vigo, Valencia, Manchester City si eksperienca më e rëndësishme dhe në fund rikthimi në LaLiga te Real Sociedad, pjesë e të cilës ishte prej vitit 2020.

Next Post

Barazimi me Interin në miqësore, Ronaldo: Test i mirë, do të vazhdojmë të përmirësohemi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.