Al Nasr dhe Interi zhvilluan një duel miqësor në Osaka të Japonisë, e cila u mbyll në rezultatin 1-1. Pas duelit, trajneri i zikaltërve Simone Inzagi dha një deklaratë për kanalet zyrtare të klubit.
“Nuk është e lehtë të bashkohesh me një ekip si Interi i cili ka parime fikse, por jam i kënaqur me prurjet e reja, të gjithë ishin vendosur në mënyrën më të mirë. Në përgjithësi djemtë kanë luajtur mirë pavarësisht se kemi vetëm pak kohë që punojmë. Ne treguam organizim, krijuam shumë, por duhej ti shfrytëzonim më mirë rastet që krijuam. Në situatën e golit të pësuar duhet të kishim bërë më mirë, por do të përmirësohemi dhe do të bëjmë më mirë në të dyja fazat. Ne duam gjithmonë të fitojmë, por nuk është gjithmonë e mundur. Kur të përmirësohet gjendja fizike, ne do të bëhemi më të kthjellët edhe para portës. Duke pasur parasysh mundësitë që patëm, ne e meritonim të fitonim, por edhe Al-Nasr bëri një lojë të shkëlqyer. Ata janë një ekip me shumë lojtarë të vlefshëm, i gjithë futbolli arab po kalon një evolucion të madh”, u shpreh numri një i pankinës së zikaltërve.
PANORAMASPORT.AL