Luis Suarez nuk do t’i bashkohet Lionel Messit në Inter Miami së shpejti, me Gremio që e konsideron atë “tenovelë” të transferimit të mbaruar.
Frontmeni legjendar uruguaian ka gjeneruar spekulime intensive në lidhje me të ardhmen e tij, me sugjerimin se ai mund të bëhet shtimi më i fundit në skuadrën e MLS, Inter Miami.
Ish-shokët e tij të skuadrës në Barcelonë, Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba tashmë kanë marrë rrugën për në Florida. Sidoqoftë, Suarez është nën kontratë në Brazil deri në fund të vitit dhe kjo marrëveshje pritet të respektohet.
Trajneri i Gremios, Renato Portaluppi, i tha ‘SporTV- së’ kur u pyet për thashethemet e Suarez:
“Kam folur për atë telenovelë meksikane, por ajo telenovelë meksikane përfundoi dje. Pa dyshim, është një qetësi shpirtërore për të, për klubin dhe për tifozët. Ai do të qëndrojë me ne deri në dhjetor. Prania e tij është shumë e rëndësishme brenda dhe jashtë fushës. Ai na ka ndihmuar shumë dhe shpresoj se mund të vazhdojë të na ndihmojë”.
Suarez, i cili tani është 36 vjeç, kaloi në Gremio në dhjetor 2022 me një kontratë dyvjeçare. Ai ka shënuar 16 gola për skuadrën braziliane në 31 paraqitje.