Thursday, 19. March 2026
Sport

Drita po mbahet, mbyllet pjesa e parë në Çeki

GS 27/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pjesa e parë mes Viktoria Plzen dhe Dritës në ndeshjen e parë të raundit të dytë në UEFA Conference League.

Asnjë gol nuk u shënua në 45 minutat e para të ndeshjes edhe pse dy skuadrat patën nga një gjysmërast, shkruan Lajmi.net

Madje në minutën e 13’të, skuadra vendase shumë lehtë ka mundur të mbetët me një lojtar më pak në fushë, ku portieri Stanek bëri një ndërhyrje të ashpër në lojtarin e Dritës.

Megjithatë edhe pse ishte i fundit ballëpërballë me kundërshtarin, gjyqtari e ndëshkoi vetëm me kartonin e verdhë.

Kujtojmë që gjatë këtij takimi gjyqtari ndëshkoi poashtu katër lojtarë me karton të verdhë, Krasniqi dhe Baftiu u ndëshkuan në ekipin e “Intelektualët”./Lajmi.net/

 

  


Teilen: