Thursday, 27. August 2026
Sport

Sulmuesi i Barcelonës: S’më intereson çfarë thonë njerëzit, nuk largohem nga këtu

GS 27/07/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Ferran Torres nuk do të largohet nga Barcelona. Spanjolli ka deklaruar se do të qëndrojë në Katalonjë dhe së shpejti do të vij momenti i tij për të shpërthyer.

5442a1e5-f92a-457b-91f0-221e0dce2eb4_alta-libre-aspect-ratio_default_0

“Unë do qëndroj te Barcelona, ​​kam kontratë dhe do të qëndroj këtu. Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit për mua, kam aftësitë e duhura për të luajtur në një klub si ky. Kam mësuar shumë gjëra vitin e kaluar. Ulje-ngritjet që kam pasur po më ndihmojnë në këtë fazë të parë. Unë jam i pari që kritikoj veten, por jam i sigurt që shumë shpejt do të vijë shpërblimi për mundin tim”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: