Friday, 20. March 2026
Sport

Revolucion te Italia/ Mançini me ndihmës të ri, Barzalji dhe Bufon kthehen te “axurrët” me detyra të reja

GS 28/07/2023 1 Min. Lesezeit

Italia e nis gjithçka nga e para, me synimin për të shkuar në Euro 2024 si pretendente, duke lënë pas zhgënjimet e fundit radhazi që pas Europianit të fituar dy vite më parë. Dhe për të bërë këtë, Roberto Mançin ka menduar për ndryshime në stafin e tij.

092603942-3b3fa3ed-3445-46bc-a3dc-27274f3bb035

Sipas “La Repubblica”, zëvendësi i ri i Mançinit do të jetë Alberto Bollini, i cili drejtoi kombëtaren italiane U19 në suksesin në Europianin e kësaj grupmoshe. Pjesë e stafit si bashkëpunëtor do të jetë edhe ish-mbrojtësi Andrea Barzalji.

Ndërkohë, po mendohet që pas ndarjes nga jeta të Xhanluka Vialit, vendi i lënë bosh nga ish-sulmuesi italian t’i besohet Xhanluixhi Bufon. Portieri është ende nën kontratë me Parmën, por po mendon seriozisht ta mbyllë me futbollin e luajtur. Ai është projektuar si shef delegacioni për përfaqësuesen italiane, një rol ku ai mund të japë të gjithë eksperiencën e tij të grumbulluar në vite për brezat e rinj.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: