Shtatë muaj pas hapjes së dosjes për evasion fiskal, ditën e sotme, organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA ka marrë sot vendimin për të ardhmen e “bardhezinjve” të Juventus në arenën evropiane.
Ashtu siç pritej, e që prej shumë kohësh kërkohej nga tifozët e “zonjës së vjetër” dhe vetë klubi, klubit më të titulluar në Itali i është hequr e drejta për të marrë pjesë në Conference League për sezonin e ardhshëm dhe vendin e tyre do ta zënë “violët” e Fiorentina, me këta të fundit, që e kanë mbyllur kampionatin në vendin e 8-të të renditjes, me vetëm 1 pikë më pak se torinezët.
Mirëpo, përjashtimi me një vit nga Kupat e Evropës, nuk dënimi më i “rëndë” për Juventus.
Kjo pasi përveç lënies jashtë Conference League, “bardhezinjtë” kanë për të paguar një gjobë prej 20 milionë eurosh, gjobë që trondit jo pak bilancet e klubit, duke llogaritur këtu dhe faktin, që jemi në mesin e merkatos së verës.