Friday, 20. March 2026
Sport

Zyrtare: Një tjetër yll largohet nga Premier League, destinacioni i ri… Arabia Saudite

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Francës, Allan Saint-Maximin ëshë larguar përfundimisht nga Newcastle United.

26-vjeçari përmes rrjeteve sociale e konfirmoi largimin nga Premier League dhe pritet të transferohet në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Ahli, shkruan Lajmi.net

Allan te Newcastle United ishte transferuar në vitin 2019 nga Nice për 18 milionë euro.

Me të gjitha klubet dhe në të gjitha sezonet, lojtari francez deri tani ka zhvilluar 271 ndeshje, ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 40 asiste.

Te Al-Ahli ai do t’i bashkohet yjeve tjerë, si: Riyad Maherz, Roberto Firmino, Eduard Mendy dhe Ezgjan Alioski./Lajmi.net/

  


Teilen: