Friday, 20. March 2026
Sport

Duka: Infrastruktura cilësore, themeli i zhvillimit të futbollit

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të investojë në infrastrukturën sportive në kuadër të projektit “100 Fushat”, duke mbështetur zhvillimin dhe masivizimin e futbollit në çdo cep të vendit.

Investimi i radhës i FSHF-së është në Bashkinë e Vorës. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, kreu i futbollit shqiptar, Armand Duka thekson se brenda dy javëve, fëmijët e Akademisë dhe komuniteti i Vorës do të ketë gati fushën e re.

Fusha e re stërvitore në fshatin Ahmetaq, pjesë e Bashkisë Vorë, është investimi i radhës i Federatës së Futbollit në kuadër të projektit tonë transformues për ndërtimin e 100 fushave në të gjithë vendin.

Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe brenda dy javëve fëmijët e Akademisë së Vorës dhe komuniteti i zonës do të mund të shfrytëzojë këtë fushë me parametra standarde.

Infrastruktura cilësore është themeli i zhvillimit të futbollit dhe ne nuk do të ndalemi në ofrimin e kushteve më të mira për klubet e akademitë tona.

Teilen: