Dëmtimi i Temi Abraham ka futur në telashe Romën duke qenë se verdhekuqtë kanë nisur nga puna për të gjetur një sulmues për sezonin e ri. Murinjo ka kërkuar me çdo kush Skamakën dhe duket se kjo dëshirë e madhe e portugezit do të realizohet.
Mediat italiane raportojnë se Roma ka arritur akordin total me sulmuesin që aktivizohet në Premier Ligë me Uest Hemin dhe tashmë ka mbetur vetëm diskutimi i detajeve të fundit me klubin anglez. Skamaka ka bërë një sezon shumë të mirë në Angli dhe Serinë A e njeh mirë pasi ka shkëlqyer më parë me Sasuolon.
Sulmuesi është lënë jashtë për miqësoret nga klubi duke dhënë kështu sinjale largimi ndërkohë që edhe vetë lojtari ka fshirë emrin e Uest Hem nga profili i tij në “Instagram”. Skamaka ka qenë ndër sezone një nga lojtarët më të kërkuar në Serinë A italiane dhe nuk kanë munguar ofertat nga klubet e mëdha, ndërkohë që duket se Roma do të jetë e ardhmja e tij. Vetë lojtari ka folur gjithmonë me superlativa për verdhekuqtë dhe Murinjon.
PANORAMASPORT.AL