Herven Renard ka shkruar sot historinë në futboll, respektivisht në ndeshjen mes Francës dhe Brazilit në Kupën e Botës për femra.
Renard është bërë trajneri i parë në histori të futbollit që fiton ndeshje në Kupën e Botës për meshkuj si dhe në atë të femrave.
Në Kupën e Botës Katar 2022, Renard ishte në krye të Kombëtares së Arabisë Saudite, me të cilën e mposhti Argjentinën me rezultat të ngushtë 2:1.
Ndërkaq, me rezultat të njëjtë 2:1, Renard fitoi edhe sot kundër Brazilit, në krye të Francës, në ndeshjen që ishte e vlefshme për Botërorin e femrave.