Friday, 20. March 2026
Sport

“Ishte e vështirë të luaje kundër Sitit”, Kovaçiç: Ka intesitet të lartë dhe profesionalizëm në ekip, tani e kuptoj pse fitonin gjithmonë

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiç foli për transferimin e tij nga Çelsi tek Mançester Siti. Ai u shpreh tepër i lumtur për këtë kalim si dhe zbuloi që është pritur mjaft mirë që nga dita e parë në klub.Collage Maker-29-Jul-2023-02-39-PM-8172

“E dija se ky ekip kishte cilësi të jashtëzakonshme, të luash kundër tyre ka qenë gjithmonë shumë e vështirë. Ata e mbajnë topin dhe bëjnë presion të jashtëzakonshëm. Tani që jam këtu i kuptoj arsyet, intensiteti është shumë i lartë dhe të gjithë janë jashtëzakonisht profesionistë, kjo është arsyeja e sukseseve të viteve të fundit. Ndjesitë janë fantastike dhe unë jam pritur mirë që nga dita e parë, jo vetëm nga lojtarët apo stafi, por nga të gjithë njerëzit që janë pranë klubit. Është e mrekullueshme të jesh lojtar i këtij ekipi. Jam i rrethuar nga lojtarë dhe njerëz të mëdhenj”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: