Roma raportohet se ka rënë dakord për një marrëveshje me West Ham Unitedin për transferimin e Gianluca Scamacca.
Sipas “Calciomercato”, bëhet fjalë për një marrëveshje për huazimin e sulmuesit për sezonin 2023/24, por duke u përfshirë edhe opsioni i blerjes, i cili mund të bëhet i detyrueshëm nëse plotësohen disa kushte.
West Hami thuhet se ka pranuar të lejojë largimin e Scamaccas në këtë formë për një tarifë prej rreth 4-5 milionë eurosh, me një opsion për ta blerë për 22 milionë euro.
Ky opsion do të bëhet një detyrim nëse 24-vjeçari regjistron një numër të caktuar paraqitjesh në sezonin 2023/24 dhe nëse Roma siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Tiago Pinto thuhet se do të fluturojë për në Londër për të përfunduar marrëveshjen javën e ardhshme.
Sulmuesi italian u paraqit në 27 ndeshje për “Çekanët” në sezonin e fundit, teksa kontribuoi me tetë gola.