Friday, 20. March 2026
Sport

Interi pranë goditjes së radhës në merkato, arrin akordin me mesfushorin e Serisë A

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Interi duket se është shumë pranë një tjetër goditjeje në merkato, me zikaltrit që kanë gjetur akordin me Lazar Samardziç.

samardzic

21-vjeçari ka rënë dakord për të kaluar në Milano, teksa tashmë pritet të bindet vetëm Udineze.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Interi ka bërë ofertën e parë prej 15 milionë eurosh plus Xhovani Fabian i cili do të kalojë në Udine në formën e huazimit me të drejtën e blerjes.

Nga Udineze ende nuk ka një përgjigje por në Milano duken optimist se çdo gjë do të mbyllet me sukses.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: