Friday, 20. March 2026
Sport

Deklarata surprizuese, Bekham: Për Mesin e mora vesh në orën 05:00, u nxeh dhe Viktoria

GS 29/07/2023 2 Min. Lesezeit

Presidenti dhe një nga bashkëpronarët e Inter Majamit, Devid Bekham, ka zbuluar prapaskenat e firmës së tij me klubin e “MLS League”. Ish-lojtari i kombëtares angleze ka deklaruar se bisedimet me argjentinasin nuk ishin vetëm tani në vitin 2023.

bekam

Gjithçka kishte nisur që në vitin 2019 kur Leo ishte ende pjesë e Barcelonës. Por Bekham nuk e ka fshehur krenarinë e tij që ka mundur të nënshkruajë me argjentinasin, duke mundur rivalë të mëdhenj. “Ne thjesht mundëm të gjithë konkurrencën për të nënshkruar me lojtarin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll. Një ndjenjë që mund të jetë shumë e ngjashme me atë kur shënoni golin e fitores për ekipin tuaj. E kam pasur gjithmonë në mendje të sillja Mesin.

Gjithçka lindi gjatë një bisede me partnerët e mi, Hoze dhe Horge Mas, ndërsa po pinim një gotë verë”, tha Devid Bekham. Presidenti i Inter Majamit ka folur dhe për momentin kur e mori vesh për firmën e Mesit dhe “sherrin” me bashkëshorten, Viktoria. “Isha në Japoni me familjen time dhe u zgjova në 500 të mëngjesit, sepse telefoni im nuk pushonte së vibruari. Viktoria më tha ‘vërtet? Fike telefonin!’ Vura syzet dhe thashë: Leo po vjen! Po më ngrihen qimet e kokës përpjetë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: