Milani ka qenë padyshim klubi më aktiv në merkaton e verës këtë sezon në Itali, duke bërë afrime të shumta në repartet ku kuqezinjtë kishin më shumë nevojë. Në lidhje me këtë, ka folur CEO i kuqezinjtë, Xhorxho Furlani i cili shprehet se si tifoz i Milanit, është shumë i lumtur dhe i bindur se do të bëjnë një sezon të madh.
“Kemi një situatë shumë të mirë. Milani vinte nga një krizë duke qenë se nuk luante në Champions prej 7 vitesh dhe tani kemi 3 sezone që marrim pjesë. Sezonin e fundit ishim në gjysmëfinale, një vit më parë fituam titullin kështu që mendoj se po bëjmë mirë. Kemi investuar në merkato për të bërë një sezon edhe më të mirë dhe si drejtues e si tifoz jam i lumtur.
Stadiumi? Rasti i Interit dhe Milanit është një rast përjashtimi në botë sepse nuk ndodh askund që dy rivalët më të mëdhenj të qytetit të ndajnë stadiumin. Megjithatë, ne do të ndërtojmë stadiumin tonë dhe do të jemi të vetëm në të. Në këtë mënyrë, mund të bëhemi si klubet e tjerë të mëdha”, shprehet mes të tjerash Furlani.
PANORAMASPORT.AL