Nuk do të jetë Morata zëvendësuesi i Lukakut. Spanjolli për karakteristika dhe eksperiencë ishte indikuar nga Inzaghi si një partner ideal për Lautaron, por është përjashtuar nga klubi për motive ekonomike dhe strategjie.
Te Inter nuk vënë në dyshim vlerat sportive të spanjollit, por kërkesat e Atletikos së Madridit, kanë bërë që drejtuesit zikaltër të ndryshojnë drejtim.
21 milionë eurot e kërkuar nga spanjollët për një lojtar që po shkon drejt 31 viteve dhe mbi të gjitha me një pagë shumë të rëndë, që do të peshonte në arkat e klubit, më shumë se sa do të kishte peshuar dhe ajo e Lukakut.
Në majë të listës së merkatos zikaltër është ngjitur në këtë mënyrë Folarin Balogun, i ndjekur nga Beto. Për sa i përket Scamaccas, sulmuesi i West Ham mund të jetë një opsion i mëvonshëm i lidhur me largimin e mundshëm të Correa-s.
Sulmuesi amerikan është i preferuari, me presidentin Zhang që e konsideron më funksional për një Inter të ri dhe të fortë. Edhe pse i konsiderueshëm investimi mund të konsiderohet me perspektivë. Vetëm 22 vjeç sulmuesi i Arsenal, si një sulmues i parë teknik dhe i shpejtë, i ndryshim nga karakteristikat me sulmuesit e tjerë në organikë, mund të jetë edhe një garanci për të ardhmen.
Kostoja e kartonit është e lartë për arkat e Interit, por ka një pagë më të ulët në krahasim me Moratën. Operacioni vështirë se mund të zbresë poshtë 40 milionë eurove, shifër e përafërt me atë që Interi ishte gati të shpenzonte për Lukakun. Këtë fundjavë Interi ka nisur kontaktet me Arsenalin për të provuar që të vërë Balogun nën urdhrat e trajnerit Inzaghi.