Gjyqtarët kosovarë edhe këtë mesjavë do të jenë të angazhuar në garat evropiane.
Në fakt, UEFA ia ka besuar gjyqtarit autoritativ Genc Nuza ndarjen e drejtësisë në ndeshjen tejet të rëndësishme të kthimit për rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, ndërmjet skuadrës zvicerane, Luzern dhe asaj suedeze, Djurgarden.
Ndeshja e parë është fituar 2:1 nga skuadra zvicerane, e cila ishte mysafire, teksa përballja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht, në “Luzern Arena”, me fillim prej orës 20:45.
Nuzës do t’i asistojnë Bujar Selimaj dhe Arbnor Bullatovci, derisa gjyqtar i katërt është Burim Jahmurataj.