Friday, 20. March 2026
Sport

Drita – Viktoria Plzen, dalin në shitje biletat

GS 31/07/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi FC DRITA  njofton se biletat për ndeshjen e kthimit ndaj Viktoria Plzen kanë dalë në shitje sot(e hënë) në mënyrë fizike nga ora 11:00 para teatrit të qytetit.

Drita pret në ‘Fadil Vokrri’ skuadrën çeke, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje tek stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në dy pika të shitjes.

Çmimet për biletat në dispozicion janë:

Veri 3 euro

Lindje 5 euro

Perëndim 7 euro

VIP 25 euro (katering all inclusive)

  


Teilen: