Real Madridi mbetet klubi me më shumë tifozë në botë, ose më saktë me numrin më të shumtë të fanellave të shitura. Në 12 muajt e fundit, ka pasur plot 416 mijë kërkesa për të pasur një fanellë të Realit, pavarësisht se nga skuadra janë larguar emra si Ronaldo, Ramos apo edhe të tjerë.
Në vendin e dytë në këtë listë është Mançester Junajtid. Sukseset e jashtëzakonshme që “Djajtë e kuq” kanë pasur në Angli dhe Europë në epokën e Ferguson, ka bërë që shumë tifozë të dashurohen pas Junajtidit dhe në 12 muajt e fundit ka pasur plot 390 mijë kërkesa për të pasur fanellën.
Në vendin e tretë renditet Liverpuli me 365 mijë kërkesa, teksa PSG ka kaluar Barcelonën në renditje. Për francezët, ka pasur një kërkesë që arrin në 296 mijë, 6 mijë më shumë se për Barcelonën. Nga Italia, në Top10 mbetet vetëm Juventusi, me 91 mijë kërkesa për fanella.
PANORAMASPORT.AL