Ousmane Dembele dëshiron të kalojë te PSG.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, anësori i ka kërkuar Barcelonës leje zyrtare për të negociuar me PSG-në. Ai dëshiron të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme përpara se të largohet.
Vihet re se palët në marrëveshje kanë një ndjenjë se PSG mund të mos ketë kohë për të aktivizuar lirimin në shumën prej 50 milionë euro në orët e mbetura, më 1 gusht, shuma do të dyfishohet. Pavarësisht kësaj, palët po përpiqen të arrijnë një kompromis.
Diario Sport shkruan se Dembele i kërkoi Barçës leje për të negociuar kur tashmë kishte rënë dakord për kushtet e kontratës me PSG. Kështu, ai po përpiqet të detyrojë klubin katalanas të ulet në tryezën e bisedimeve.
Dembele do të mund të largohet nga Barcelona vetëm me aktivizimin e klauzolës së lirimit. Katalanasit nuk kanë ndërmend të negociojnë me PSG-në, marrëdhëniet me klubin francez janë “shkatërruar”, tani ka një “luftë të vërtetë” mes tyre. /G.D abcnews.al/
Ousmane Dembélé has just asked Barça for formal ‘permission’ to negotiate with PSG 🚨🔴🔵
Dembélé wants to follow all the correct steps.
⚠️ There’s still feeling this could not be done in time to activate La Liga €50m clause in 9h — but trying to agree with different ways. pic.twitter.com/WVQaFsxc9P
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 31, 2023