Friday, 20. March 2026
Sport

Ofertë e çmendur për Osimhen, Napoli dhe sulmuesi këtë herë mund të thonë “po”

GS 31/07/2023 2 Min. Lesezeit

Merkato e futbollistëve zien nga ofertat e klubeve arabe të cilat vazhdojnë të ngulmojnë për lojtarë të veçantë me shifra të çmendura, të cilat në Europë është e vështirë t’u thuash ”jo”. Futbollisti i radhës që ka marrë një ofertë shumë tunduese është Viktor Osimhen.

osimhen.napoli.esulta.2022.233.1400x840

Ylli nigerian i Napolit, ka para tij një ofertë shumë të rëndësishme ekonomike, që padyshim nuk do ta siguronte kurrë në Europë. “Sky UK”, bën të ditur se klubi i Al Hilal është i vendosur të bëjë një goditje të madhe në merkato dhe për këtë arsye, i ka bërë sulmuesit një ofertë të jashtëzakonshme prej rreth 60 milionë eurosh në vit si rrogë.

Një shifër e pabesueshme për futbollistin, ashtu si edhe ajo që i ka bërë Napolit, duke vlerësuar 140 milionë euro kartonin e tij. De Laurentis ka bërë të ditur prej kohësh se kërkon 200 milionë euro për sulmuesin nigerian, por me shifra të tilla, nuk do të vonojë shumë që të ulet në tavolinë e bisedimeve dhe të diskutojë shitjen e sulmuesit i cili ishte personazhi kryesor i titullit kampion të fituar në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: