Rihapet edhe një herë pista për kthimin e Romelu Lukakut në Itali, këtë herë te Juventusi. Kur dukej se bardhezintjë nuk po gjenin një akord për sulmuesin belg dhe e kishin braktisur si pistë, vjen lëvizja e papritur që mund të bëjë realitet transferimin.
Sipas “Sky Sport” është Çelsi tashmë i interesuar që të gjejë një akord, pasi dëshiron nga radhët e bardhezinjve Dushan Vlahoviç. Blutë kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin pas sinjalizimit të trajnerit Poçetino dhe pritet që në ditët e ardhshme të ulen në tavolinën e bisedimeve me Juventusin për të finalizuar një marrëveshje transferumi.
Anglezët janë në parim dakord që të përfshihet edhe Lukaku në bisedimet mes palëve, për të transferuar belgun në Itali. Duke parë vlerësimet e kartonit të dy lojtarëve, Juventusi pritet të sigurojë belgun dhe një shifër të caktuar për diferencën mes vlerave.
Por nuk do të jetë e thjeshtë që të gjendet akordi, pasi edhe rrogat janë një temë e nxehtë. Vlahoviç përfiton 7 milionë euro, por Lukaku thuajse dyfishin e kësaj shifre. Ndaj nuk do të jetë e lehtë që të përfshihet paga e tij në bilancin e klubit italian që kërkon të ulë shpenzimet e jo të rritë ato.
PANORAMASPORT.AL