Friday, 1. May 2026
Sport

Ylli i Bajernit bëhet shok skuadre me Ronaldon: Më lëndoi largimi, nuk e imagjinoja kështu fundin

GS 01/08/2023 1 Min. Lesezeit

Sadio Mane është futbollisti më i ri i klubit arab të Al-Nasr sipas prononcimeve nga “mjeshtri” i raportimeve rreth tregut të lojtarëve Fabricio Romano. 31-veçari i ka kaluar me sukses testet mjekësore ditën e djeshme në kampin e ekipit ku gjendet edhe Kristiano Ronaldo.

skysports-sadio-mane-super-cup_5852591

Kontrata supozohet nga Romano se është 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 40 milionë euro në sezon, gati dyfishi i saj që merrte te Bajerni: “Largimi nga Mynihu më lëndoi, do të kisha dëshiruar një fund tjetër”, frazat e Manesë për “Skye sport.de”.

32 milionë euro shpenzuan kampionët për të bërë të tyre Sadion gjatë verës së shkuar, por aventura në Mynih nuk shkoi sipas parashikimeve.

Tomas Tuhel në asnjë moment nuk e ka kredituar ish-lojtarin e Liverpulit si personazh të rëndësishëm rreth së ardhmes në Mynih, komponent se ai nuk ishte në plane. 38 prezenca numëron Mane me Bajernin në etapën 2022-2023, e përkthyer me 12 gola dhe 6 asiste.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: