Kur përmendet roli i mbrojtësit të majtë të Interit dhe ndodhesh në Japoni, kujtesa nuk mund të mos shkojë te Juto Nagatomo. Për shumë sezone si lojtar, por edhe në vitet pasardhëse, kur karriera e tij u zhvillua gjetkë, japonezi ishte gjithmonë i lidhur me zikaltrit.
Tashmë, në territorin e tij, gjuetinë e bën Federiko Dimarko. Interisti që më në fund realizoi ëndrrën, ai ka marrë pjesë në një event të organizuar nga “Konami”, kompania e mirënjohur e videolojrave që është një nga sponsorët e turneut të Interit në Tokio. I pyetur për J-League, kampionati kombëtar japonez, mëngjarashi u gjend i papërgatitur.
Duke mos qenë ndjekës i futbollit në Japoni, Dimarko u shpjegoi një grupi tifozësh të vegjël: “Në fakt, nuk kam pasur kurrë mundësi të sfidoj ndonjë ekipi japonez, por jam stërvitur me Juto Nagatomon. Asokohe ai më shoshte se ai japonez ishte ndër kampionatet më të fortë në Azi”.
PANORAMASPORT.AL