Friday, 20. March 2026
Sport

Struga dhe Partizani kërkojnë kualifikimin

GS 01/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadrat shqiptare, Struga dhe Partizani sot zhvillojnë ndeshjet kthyese në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Partizani ka triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Atletic Escaldes, me rezultat 1-0, me golin e Christian Mba.

Kështu kampioni i Shqipërisë, me një tjetër rezultat pozitiv sot, siguron raundin e tretë të kësaj gare evropiane.

Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ndaj Budocnost Podgoricas.

Por Struga nuk do ta ketë epërsi terrenin vendas, njëjtë si Partizani, që do të luajë në stadiumin “Air Albania”.

Teilen: