Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi është njëri prej emrave më të përfolur në këtë merkato.
Pas raportimeve për interesime nga skuadrat arabe e ato jug koreane, tashmë thuhet se Krasniqi mund të transferohet në Francë.
Sipas raportimeve nga mediumi rumun, “Prosport“, skuadra e Clujit ka marrë ofertë zyrtare nga skuadra franceze, Bordeaux, për transferimin e Ermal Krasniqit.
Bordeaux ka ofruar 2 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit, por Cluji ka refuzuar menjëherë ofertën duke kërkuar 3 milionë euro. Megjithatë, negociatat janë duke u zhvilluar dhe francezët pritet ta rrisin ofertën e tyre edhe për një milionë euro për të arritur qëllimin e tyre.
Bordeaux është një ekip i aftë për të paguar shuma të tilla për transferime. Këtë verë ata ka investuar mbi 9 milionë euro për të krijuar një ekip me të cilin do të promovohet në Ligue 1.
Për Krasniqin kanë shprehur interesim skuadrat nga Arabia Saudite si dhe skuadra nga Korea e Jugut, ku trajner është ish-trajneri i Krasniqit te Cluji, Dan Petresku./Lajmi.net/