Që prej 20 janarit, ish-“ylli” brazilian i Barcelona, Juventus e PSG ndodhet në qeli, pas akuzave për përdhunim e ngacmim seksual, ndaj një vajze 23-vjeçare, ngjarje kjo e ndodhur në Barcelona, dhjetorin e vititi 2022.
Të mërkurën, më 3 gusht, Alves do të paraqitet në gjykatë për të dhënë dëshminë e tij, mbi këto akuza, por duket se çështja është e “humbur” dhe për 40-vjeçarin brazilian kërkohet një dënim prej 10 vitesh heqje lirie.
Deri më tani, ish-anësori i mbrojtes së “katalanasve” të Barcelona ka dëshmuar 3 herë mbi këtë ngjarje, por asnjë nga dëshmitë nuk ka qenë bindëse, por gjithnjë ka “shpëtuar” prej mungesës së provave.
Mirëpo, kësaj radhe duket se situata është ndryshe, me Gjykatën e Barcelonës që duket se ka gjetur provat e mjaftueshme për të nisur një proces gjyqësor, ndaj braziliani, proces ky që pritet të nisë në fundin e këtij viti..