Sonte janë ndeshjet e para të Kosovës në FIBA 3×3 U23 Nations League, që mbahet në Szolnok të Hungarisë. Kjo garë do të zhvillohet nga 1 deri më 3 gusht.
Ndeshja e parë është ndaj Holandës te femrat nga ora 16:50, ndërsa meshkujt përballen me Gjermaninë nga ora 5:15.
Vashat e Kosovës sfidën e dytë e kanë ndaj Hungarisë nga ora 18:40, kurse meshkujt ndaj Greqisë nga ora 7:05.
Të gjithë garën mund ta ndiqni në faqen e FIBA 3×3 në YouTube dhe Facebook.
Për Kosovën te meshkujt do të garojnë: Bardh Rexha, Donat Rexhepi, Drilon Shala dhe Mirlind Zekaj, kurse te femrat: Agnesa Rrahmani, Besjana Martinaj, Erjona Krasniqi dhe Sara Vraniçi.
Ashtu si edhe në Prishtinë do të garojnë Gjermania, Holanda, Hungaria, Greqia, Turqia dhe Kosova në të dyja konkurrencat./Lajmi.net/