Sadio Mane ka konfirmuar largimin nga gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Sadio Mane pritet të jetë transferimi i radhës në Arabinë Saudite te Al Nassr.
Se do të largohet nga Bundesliga e bëri të ditur vetë ai, duke thënë që do donte një fund ndryshe.
“Largimi nga Bayerni më lëndon. Do të kisha dëshiruar një fund ndryshe”.
“E di që mund ta kisha ndihmuar ekipin këtë sezon. Megjithatë, klubit dhe tifozëve i uroj vetëm më të mirat për të ardhmen”, tha për ‘SkyDE’.
Kujtojmë që Mane u bë edhe pjesë e një situate aspak të mirë, pasi kishte një përplasje me shokun e skuadrës, Leroy Sane.
Kjo bëri që dyert e sengalezit në ‘Allianz Arena’ të hapën pak kohë pasi u transferua atje.
Andaj sot Sadio Mane pritet të jetë lojtari më i ri i Al Nassr, kjo sepse ai mbrëmë kreu testet mjekësore në klubin arab./Lajmi.net/