Institucioni më i rëndësishëm në futbollin Europian UEFA ka publikuar ditën e djeshme renditjen e klubeve pas ciklit 2022-2023.
Vendi i parë përkon me kampionët në fuqi të Champions-it, Manchester City, në kuotën e 120.000 pikëvee, teksa në shkallën e dytë të podiumit ndiqet nga kampionët e Bayernit.
Rekordmenët e Ligës së Kampioneve gjenden në vendin më të ulët të podiumit, konkretisht Real Madridi me 18.000 pikë më pak nga kryesuesit.
Chelsea zë pozitën e katërt, për t’i lënë radhën rivalëve të Liverpoolit dhe yjeve të PSG-së.
Manchester Utd ndonëse ka pësuar “goditje” në Kupat e Europës, sërish ia ka dalë të gjendet në vendin e 7-të.
Nëse i referohemi renditjes nga liga e Italisë, finalistët e Champions-it në sezonin e shkuar radhiten të parët për shtetin e tyre, e cila lidhet me Interin.
Zikaltrit e Inzagit kanë grumbulluar 81.000 pikë, të pasuar nga dy kundërshtarët brenda kufijve, konkretisht Roma dhe Juventusi.
Duhet theksuar se ky klasifikim koincidon me përditësimin e 5 viteve të fundit.
Kurorëzimi i Romës në Konferencë Ligë në vitin 2022 duket se ka luajtur rol të rëndësishëm. Ndërsa “zonja e vjetër” mbyll tabelën me 10 vendet e para.
Mungesa e rezultateve në kampionat ka mbajtur të njëjtin trend negativ edhe në Europë për bardhezinjtë.