• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Elbasani i pandalshëm në merkato, “verdheblutë” afrojnë Telushin e Hoxhajn

04/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ngjitjes në Kategorinë e Parë, AF Elbasani është kthyer në një nga ekipet më aktive gjatë kësaj merkatoje vere në tregun tonë teksa kanë afruar lojtarë me goxha eksperiencë, teksa duket se objektivi i këtij sezoni është ngjitja në Superiore.

Megjithatë, Elbasani nuk është ndalur me kaq dhe këtë të premte ka prezantuar dy afrimet më të reja të klubit, me të parin që është ish-kapiteni i “demave të kuq” të Partizanit, Bruno Telushi, i cili erdhi si një transferim i lirë.

Njoftimi i afrimit të Telushit erdhi nga vetë klubi, me anë të një postimi të shpërndarë në profilin zyrtar të klubit në “Instagram”, ku bashkangjitur me videon prezantuese kanë shkruajtur, “Një kampion, për ‘ushtrinë’ tonë”.

Mirëpo, Telushi nuk është i vetmi afrim i “verdhebluve” këtë të premte, teksa është prezantuar gjithashtu dhe ish-lojtari i Vllaznisë, Ardit Hoxhaj, me këtë të fundit që i ka dhënë fund “epokës” së tij te shkodranët pas 3 vitesh dhe tashmë do të nisë një “aventurë” të re tek elbasanasit. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Krasniqi në çerekfinale të Mastersit të xhudos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.