Konfirmohet zërat e fillimit të korrikut, kur u zyrtarizua lamtumira e tij me Levanten, në përfundim të kontratës: sulmuesi spanjoll, Roberto Soldado, “var këpucët” në moshën 38-vjeçare, pas një karrierë të gjatë, gjatë së cilës veshi edhe fanella të rënda, si ajo e Realit të Madridit, pa harruar edhe periudhën që kaloi te Tottenhami.
Soldado, i cili gjithashtu ka veshur fanellën e kombëtares spanjolle në 12 raste dhe ka arritur të shënojë 7 gola me “La Rojan”, e ka bërë njoftimin përmes rrjeteve sociale.
“Më duhet t’ju them diçka, sot përfundon karriera ime 21-vjeçare. Mbaron një ëndërr që nuk e kisha menduar kurrë se mund të realizohej.
Ose më mirë nuk mund të zgjaste kaq shumë. Faleminderit shokë, miq, familje, trajnerë dhe tifozë që më kanë shoqëruar në rrugëtim. Mirupafshim!”, shkruan Soldado në Instagram.