Mesfushori i Francës, Mateo Guenduzi, ka qenë viktimë e një grabitje në Marsejë, pasi persona të paidentifikuar i kanë hyrë në shtëpi të mërkurën në darkë. Një ngjarje të cilën ai e ka mësuar teksa ishte në fushën e lojës, duke luajtur me ekipin e Marsejës.
Në pamjet që janë shfaqur në rrjetet sociale, shihet një person i cili shkon dhe thërret Guenduzin, i cili kishte qenë në fushën e lojës për ndeshjen miqësore ndaj Bajer Leverkusen. Ai i tregon diçka dhe lojtari duket me të vërtetë i tronditur duke vënë dorën në kokë.
This was the moment Mattéo Guendouzi was informed that his home was burgled during Marseille’s pre-season match vs Bayer Leverkusen.
His wife & child were home at the time – his wife was able to get the intruders to flee after taking a single €20k Rolex.pic.twitter.com/XAIiW8GPpX
— Get French Football News (@GFFN) August 4, 2023
Mediat franceze bëjnë të ditur se hajdutët i kishin hyrë në shtëpi duke thyer një nga dritaret e dhomës së gjumit, ndërkohë që partnerja e tij gjendej në banesë. Ai ia ka dalë të trembë grabitësit, të cilët ishin larguar menjëherë sapo kishin zbuluar se ka njerëz brenda në banesë, por ndërkohë kishin marrë nga atje një orë Rolex me vlerën 172 mijë paund.
PANORAMASPORT.AL