• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani kërkon mbrojtësin francez të Barcelonës

04/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lenglet në orbitën e Milanit.

Sipas të përditshmes Italiane “Corriere dello Sport” klubi kuqezi po mendon të bëjë një ofertë për mbrojtësin e Barcelonës, i cili sapo është rikthyer nga huazimi.

Francezi, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi, mund të jetë i sakrifikuari i radhës për të rregulluar sadopak problemet financiare të katalanasve të cilët e vlerësojnë ish-lojtarin e Sevilla-s rreth 10 milionë Euro, shifër kjo e përballueshme për “Kuqezinjtë”.

28-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga qershori i vitit 2018 ku u transferua nga Sevilla për 40 milionë Euro, teksa sezonin e fundit e kaloi në huazim tek Tottenham dhe kontrata e tij skadon në vitin 2026.

Me Araujo, Kounde dhe blerjen më të re Inigo Martinez, duket sikur për francezin nuk ka më vend në ekip, me Barcelonën që i duhet të shesë lojtarë në mënyrë që të rregullojë financat. Transferimi tek Milan-i duket opsioni më i mirë për mbrojtësin, i cili do të duhet të largohet në kërkim të hapësirave.

Clement Lenglet midis Barçës dhe Sevillas ka bërë gjithsej 157 paraqitje në La Liga, duke shënuar edhe 7 gola, teksa ka bërë dhe 15 paraqitje me përfaqësuesen franceze.

Next Post

Sommer kalon te Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.