• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milionat e sheikëve shqetësuan Klop dhe Guardiolën, Premier Liga i kërkon ndihmë FIFA-s

04/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Apeli i Jurgen Klop dhe Pep Guardiolës duket se nuk do të bjerë në vesh të shurdhër. Të dy trajnerët u shprehën të shqetësuar për milionat që qarkullonin nga Arabia Saudite dhe se si kjo mund të ndikonte në mënyrë direkte skuadrat përkatëse.

klop guardiola

Të dy trajnerët theksuan se shqetësimi më i madh ishte se merkato e verës në Arabinë Saudite mbyllet më 7 shtator, disa ditë pas asaj të kampionateve kryesore në Europë, mes të cilave edhe Premier Liga. Klop dhe Guardiola ngritën pikëpyetje se çfarë mund të ndodhte nëse yjet e skuadrave të tyre do të tundoheshin nga ofertat e sheikëve arabë në ditët pas mbylljes së merkatos në Angli, kur nuk kishte mundësi për t’i zëvendësuar.

Sipas mediave angleze, ky shqetësim do të diskutohet në mbledhjen e radhës të klubeve të Premier Ligës, me idenë për t’iu drejtuar FIFA-s me një kërkesë zyrtare. Organizatës ndërkombëtare do t’i kërkohet që të kufizojë merkaton e futbollistëve në Arabinë Saudite duke vendosur mbylljen e saj në nëj periudhë me atë të kampionateve kryesore në Europë, për të mos rrezikuar që të prishet balanca në tregun europian, që është më i rëndësishmi në botë.

Ideja nuk është për merkaton e këtij viti, pasi nuk mund të ndryshojë një dritare e cila është tashmë e hapur, por për atë të edicioneve në vijim. Pasi ndryshe nga Kina, anglezët janë të bindur se interesimi i i arabëve për futbollistët e tyre do të vazhdoje edhe në vitet në vijim dhe nuk do ë jetë një ”flluskë sapuni” siç ndodhi me tregun aziatik.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bayern bën ofertën përfundimtare për Kane, më shumë se 100 milionë euro me bonuse

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.