Një punëtor që punonte në stadiumin e Inter Miami u pushua nga puna pasi i mori një autograf Leo Messit.
Kolumbiani Cristian Salamanca, i cili prej një viti e gjysmë jeton në Miami, ka punuar në ndeshjen e fundit në stadiumin e Inter Miami si pastrues.
Ai e pa Messin dhe i kërkoi një autograf, për të cilin u shkarkua.
“Më është dashur të pastroj tualetet në sektorin ku parkojnë autobusët. Për fat, isha jashtë kur autobusi u ndal dhe të gjithë lojtarët zbritën. I fundit ishte Messi. Mjaftoi të bërtisja: “Hej, kampion bote dhe ai u kthye për të parë.
Zbërtheva këmishën e punës dhe poshtë kisha një bluzë argjentinase. Ai më la një autograf.
Pastaj erdhi sigurimi, më nxorën dhe më pushuan nga puna, por ia vlente çdo sekondë”, tha Christian.
Ndërkohë, punëtorët e stadiumit (pavarësisht nëse punojnë për klubin apo për një kompani të palëve të treta) paralajmërohen të mos bëjnë foto me yjet ose të marrin autografe gjatë punës. /G.D abcnews.al/