Sunday, 22. March 2026
Sport

Vinicius e admiron Mbappe dhe do të donte të luante në të njëjtin ekip me të

GS 04/08/2023 1 Min. Lesezeit

Anësori i Realit Vinicius Junior e admiron sulmuesin e PSG Kylian Mbappe, raporton Marca.

Sipas burimit, braziliani do të dëshironte të luante me Mbappe në të njëjtën skuadër.

Ai e respekton atë dhe kujton se francezi ishte një nga ata që u ngritën në krah të tij gjatë skandaleve raciste.

PSG-ja e ka pezulluar aktualisht Mbappen nga stërvitjet me ekipin kryesor. Ata duan ta shesin, sepse ai nuk ka ndërmend të vazhdojë kontratën e tij, e cila skadon verën e ardhshme. Vetë Kylian planifikon ta kalojë sezonin në Paris dhe të shkojë në Real Madrid si lojtar i lirë. /G.D abcnews.al/

Teilen: