Skuadra e Chelseat ka bërë një goditje tjetër gjatë afatit kalimtar të verës.
Blutë e Londrës kanë zyrtarizuar blerjen e portierit të Kombëtares së Spanjës, Robert Sanchez, shkruan Lajmi.net
Sanchez u prezantua nga Chelsea me një postim në rrjetet sociale.
25-vjeçari ishte pjesë e Brightonit ku iu bashkua gjatë sezonit 2020. Vlera momentale në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 22 milionë euro – dhe pothuajse kaq ka qenë edhe shifra e transferimit në “Stamford Bridge”.
Tani te klubi i Chelseat momentalisht janë dy portierë spanjoll, Kepa dhe Robert Sanchez, që do të luftojnë për vendin startues./Lajmi.net/
Robert Sanchez, Chelsea! 🇪🇸 pic.twitter.com/HmlmXe1WS1
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 5, 2023