Sunday, 22. March 2026
Sport

Mbi 100 gola të shënuar, Interi merr talentin 16-vjeçar të Realit

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Një makineri golash. Kështu e ka përshkruar gazeta spanjolle “Marca” Hugo Humanes, sulmuesin e ri 16-vjeçar që u është bashkuar të rinjve zikaltër të Kristian Kivusë.

hugo humanes

Humanes ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Interin dhe ka mbërritur nga akademia e Real Madridit, me të cilën ka luajtur që prej 2014-ës. Që atëherë Humanes ka shënuar mbi 100 gola në nëntë sezone, 11 prej të cilave në sezonin e fundit me madrilenët.

Natyrisht ky nuk është një përforcim i menjëhershëm për Simone Inzagin, por ai do të vlerësohet në fushë për të parë nëse do i bashkohet në të ardhmen skuadrës së parë edhe pse mediat spanjolle flasin për një nga talentet e së ardhmes.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: