• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sirena angleze për Asllanin/ Brighton interesohet për mesfushorin, Inter kërkon mbi 25 milionë euro

05/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tek Inter nuk ka gjetur hapësirat që kërkonte. Trajneri Simone Inzagi e aktivizoi me pikatore në sezonin e fundit, por kjo nuk e pengon mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë të ketë simpatizues.

Ditët e fundit po bëhet më konkrete pista e Premier Ligës. Mediat angleze dhe ato italiane flasin për një interesim të rëndësishëm nga ana e Brajton, surpriza e edicionit të kaluar në kampionatin anglez.

Është vetë trajneri Roberto De Zerbi që kërkon shërbimet e futbollistit 21-vjeçar.

Madje mediat italiane kanë zbuluar se interesimi është I hershëm, ndërsa Brajton kishte kërkuar edhe më parë informacione për Asllanin.

Por në atë kohë kishte marrë një “jo” të prerë nga drejtuesit e Interit.

Në klubin zikaltër, mesfushori kuqezi vazhdon të konsiderohet si një lojtar i së ardhmes, por përpara një oferte të rëndësishme do të tërhiqej. Sa I përket shifrave, nëse Brajton do të prezzntohej me një ofertë mbi 25 milion euro, tramsferimi i Kristjan Asllanit në Premier Ligë do të ishte thuajse i sigurtë. Por derisa klubi anglez të bëjë lëvizjen zyrtare, këto zëra do të mbeten në vazhdën e shumë të tjerëve që qarkullojnë në këtë sesion të tregut të transferimeve./abcnews.al

Next Post

E kërkonte prej kohësh Juventusi, ish-futbollisti i Milanit zgjedh skuadrën që do të luajë sezonin e ardhshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.