• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Është në orbitën e Barcelonës, sulmuesi i Bajernit vendos për të ardhmen

05/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Leroi Sane ishte fokusi i turneut të Bajernit të Mynihut në Azi! Sulmuesi i kombëtares gjermane ishte një personazh në qendër të vëmendjes. Ai ishte titullar në fushë dhe u lejua edhe një revolucion i vogël në skuadër: të gjuante të gjitha goditjet standarde. Dhe përveç këndoreve nga e majta kundër Liverpulit, ekzekutoi edhe goditjet e dënimit. Tomas Tuhel i beson këmbës së tij të majtë, e cila ka një potencial të madh.

sane

Këtë sezon, 27-vjeçari luan shumë gjëra: të ardhmen e tij në Mynih dhe kampionatin europian në shtëpi në 2024.

Një faktor shumë i rëndësishëm për të është trajneri Tuhel. Sulmuesi tha në një intervistë për “BILD dhe SPORT BILD”: “Edhe para se të bashkohesha me Bajernin, kam dëgjuar shumë për Tomasin nga dy miqtë e mi të kombëtares, Toni Rydiger dhe Ilkai Gyndoan. Të dy gjithmonë e lavdëronin me fjalët më të mira, kështu që isha shumë kurioz të shihja se si do të ishte për ne”.

Tuhel e priti Sanenë në një mënyrë të veçantë: në fund të marsit, në seancën e parë stërvitore pati një goditje të vogël në të pasme. Të tillë gjeste afrimiteti trajneri kishte edhe me Mbapenë në Paris.

Pas katër muajsh punë së bashku, Sane thotë për trajnerin: “Tani e di se çfarë donin të thoshin Rydiger dhe Gyndoan. Tomas është tepër i përpiktë për punën e tij dhe i lë sa më pak rastësisë. Ai e mori detyrën në një kohë të vështirë, kur gjërat ishin të trazuara në klub. Jam i sigurt se jemi në rrugën e duhur me të dhe se ai është pikërisht personi i duhur për Bajernin. Unë flas shumë me të dhe ndjej shumë besim.”

Kjo është arsyeja pse largimi nga Mynihu nuk është një diskutim për sulmuesin: kontrata e tij zgjat deri në vitin 2025, dhe ai patjetër dëshiron të qëndrojë në Mynih. Spekulimet për një largim drejt Barçës e lënë indiferent.

Për sezonin e ardhshëm, objektivi është më shumë qëndrueshmëri dhe gola. Numri 10 i Bajernit shton: “Unë e di se mund të kisha shënuar një ose dy gola të tjerë sezonin e kaluar”. Gola që shpreson t’i shënojë këtë vit, në kërkim të titullit të 12-të radhazi kampion.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Akil Gjakova mbetët pa medalje në Budapest

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.