Legjenda e futbollit brazilian Paulo Roberto Falcao rrezikon të njollosë emrin e tij të madh në moshën 70-vjeçare. Ai ka përfunduar në një qendër të një skandali seksual, pasi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 26 vjeçare, recepsioniste në rezidencën ku jeton në San Paolo.
Mediat braziliane citojnë avokatin e vajzës, sipas të cilit në disa raste Falkao ka ngacmuar atë në disa raste seksualisht. Ata kanë ngritur një padi penale në gjykatën e shtetit të San Paolos.
Hetimet kanë nisur, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e rezidencës. Pas publikimit të këtij skandali reagimet kanë qenë të ashpra, sidomos të tifozëve të klubit të Santos, ku Falkao mbante postin e koordinatorit sportiv që nga viti 2022.
Këto reagime kanë detyruar legjendën e futbollit brazilian të japë dorëheqjen. Në një postim në rrjetet sociale ai ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ka marrë këtë vendim për të mbrojtuar skuadrën dhe klubin.
Paulo Roberto Falcao ishte një nga emrat më të mëdhenj të futbollit brazilian në vitet 70-80’, ndërsa edhe një nga heronjtë e skuadrë së Romës në titullin kampion të fituar në vitin 1983. Po ashtu, ai numëron 34 ndeshje dhe 6 gola me kombëtaren e Brazilit, me të cilën fitoi Kupën e Botës në vitin 1982, duke luajtur në krah të disa prej legjendave të “Selesao” si Ziko, Sokrates dhe Eder.