Adrien Rabio i tha “jo” milionave nga e gjithë Europa dhe vendosi që të qëndrojë te Juventusi.
Ndonëse ai rinovoi për vetëm një sezon, duke parë momentin e vështirë të “Zonjës së Vjetër”, mesfushori francez nuk mendoi që ta tradhtonte, por i qëndroi besnik dhe kërkon që përveç se t’i japë vazhdimësi sezonit të kaluar perfekt, të ndihmojë Juven që të luftojë për titullin kampion dhe të rikthehet në Champions.
Madje, të gjithë këtë besnikëri dhe ndjenjë të fortë dashamirësie që Rabio tregoi ndaj fanellës bardhezi, klubi, trajneri Alegri dhe pjesa tjetër e shokëve të skuadrës ka vendosur që t’ia shpërblejë Rabiosë me promovimin si zëvendëskapiten i skuadrës, pas Danilo Luizit.
PANORAMASPORT.AL