Sunday, 22. March 2026
Sport

Nedim Bajrami shënon një gol kundër Wolfsburgut

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Nedim Bajrami ka realizuar një gol në miqësoren e sotme të Sasuolos.

Ekipi italian është duke luajtur kundër Wolfsburg, ndërsa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-1.

Goli i barazimit u shënua nga ana e Bajramit.

Mesfushori i Shqipërisë mori një top dhe avancoi në drejtim të zonës, duke gjetur rrjetën me shumë klas.

Kjo formë e mirë e Bajramit gëzon edhe tifozët shqiptarë pasi po afrojnë gjithmonë e më tepër ndeshjet e Kombëtares.

Teilen: