Sunday, 22. March 2026
Sport

Mançester Siti dhe Arsenali luajnë finalen e trofeut të mallkuar, ja çfarë ka ndodhur me skuadrat fituese

GS 05/08/2023 2 Min. Lesezeit

Mançester Siti dhe Arsenali do të diskutojnë trofeun e parë sezonal në Angli të dielën, Superkupën e Anglisë, por ky trofe është si një mallkim për sezonin vijues, sepse fituesi i “Community Shield” ka arritur të shpallet vetëm një herë kampion në atë sezon që prej vitit 2011.

siti arsenal

– Në më pak se dy muaj pasi mundën Interin në finalen e Champions-it, duke fituar tripletën (titullin kampion dhe Kupën FA), Siti do të kërkojë ta nisë sezonin e ri me një trofe kundër Arsenalit.

– “Qytetarët” humbën vetëm 1 nga 26 ndeshjet e fundit të sezonit të shkuar (20 fitore, 5 barazime).

– Siti do të luajë ndeshjen e 16-të të historisë në “Wembley” nën drejtimin e Pep Guardiolës në kupa: 10 fitore, 5 humbje. Ata kanë humbur dy finalet e fundit të Superkupës së Anglisë.

– Arsenali e ka fituar secilën prej 4 finaleve të fundit të trofeut të Superkupës, përfshirë 3-0 kundër Sitit në vitin 2014.

– Nëse “topçinjtë” fitojnë finalen e së dielës, ai do të ishte trofeu i 17-të dhe do t’i ngjiste ata në vendin e dytë të klasifikimit, vetëm pas rivalëve të Junajtidit (21 Superkupa).

– Arsenali nuk humbet tre ndeshjet e fundit në “Wembley”: 2 fitore, 1 barazim.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: