Sunday, 22. March 2026
Sport

ZYRTARE! Bufon nuk humbet kohë dhe merr postin e ri: Krenar që do të ndjek rrugën e Vialit

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Xhixhi Bufon vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur megjithatë do të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit. Portieri legjendar i Italisë, do të jetë tashmë pjesë e Federatës dhe vetë presidenti Gravina e ka konfirmuar diçka të tillë.

bufon

Bufon do të jetë kreu i delegacionit të Kombëtares Italiane të Futbollit, rol të cilin në të shkuarën e ka mbajtur edhe legjenda Xhanluka Viali. Vetë Bufon u shpreh shumë i lumtur për postin e ri në Federatë.

“Fanella e kaltër ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime, e kam veshur me krenari dhe nderuar me përkushtim, më ka dhënë emocione unike, kam qarë kur fituam Kupën e Botës dhe kur nuk arritëm të kualifikoheshim.

Unë pata privilegjin të isha portieri i vetëm në 113 vjet që mund të vishja “të kaltrën”, përveç ngjyrave të ndryshme të bluzave të portierit dhe ishte një nder që e vlerësova shumë. Jam krenar që do të ndjek rrugën që ka ndjekur edhe Viali”, tha mes të tjerash Bufon.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: