Skuadrat nga Arabia Saudite kanë qenë jashtëzakonisht aktive në merkaton e verës duke afruar lojtarë të cilët kanë lënë shumë gjurmë në futbollin europian. Ofertat faraonike që vijnë nga Arabia po shqetësojnë Europën ndërkohë që Lineker ka analizuar merkaton.

Në një intervistë të dhënë për “The Sun”, ish-sulmuesi anglez shprehet se arabët po harxhojnë shumë para në merkato por deri në momentin që Mbape do të mbetet në Europë, atëherë duhet të rrinë të qetë.
“Klubet saudite po shpenzojnë një shumë të madhe parash këtë verë, por deri në momentin që ata nuk do të arrijnë një marrëveshje me Mbapen ose me ndonjë tjetër yll botëror, klubet në Europë duhet të rrinë të qetë”, shprehet Lineker.
PANORAMASPORT.AL